Artisti serb me plis, tallej me shqiptarët në vitet e ’70-ta (Foto/Video)

Në vitet e ’70-ta dhe 80-ta, artisti serbo-malazias Mihailo Radojcica, luante nëpër skenat e teatrove të ish-Jugosllavisë monodramën “Povjesni Sok”.

ShowBiz

01/02/2016 21:22

I veshur me një pallto ngjyrë kuq e zi, me plisin e bardhë shqiptar mbi kokë, Radojcica nis monodramën pasi e telefonon dikush, raporton lajmi.net

Pasi përgjigjet, aktori nis të flas në gjuhën shqipe. Atij i kumtohet lajmi se do t’i ndahet një dekoratë e Vëllaznim-Bashkimit, por i kërkohet të mos flas për këtë gjë. “Të ruajt Zoti”, është përgjigjja që ia jep në fund Radojcica, për të vazhduar më pas në gjuhën serbe.

Në Kosovë humori i këtij artisti njihet me gjuhën fashiste që ai i portretizonte shqiptarët atë kohë. Ai madje tallej keq me shqiptarët, me ofendime të ndryshme dhe i paraqiste ata si të pa civilizuar dhe të pa përshtatshëm me popujt tjerë në ish-Jugosllavi.

Megjithatë, drama “Povjesni Sok” ka qenë mjaft e njohur në Serbi, pasi është luajtur nëpër teatro e manifestime të ndryshme. /lajmi.net

YouTube player