Arthur: Te Juventus, Ronaldo na kritikonte për dietat

Arthur Melo ka folur edhe njëherë për etikën e punës së Cristiano Ronaldo, dhe si gjithë të tjerat – pa mundësi tjetër – ka ngritur në qiell portugezin.

Sport

14/03/2022 23:40

Ronaldo kaloi tri vite te skuadra e Juventus, nga viti 2018 në 2021, duke përcjell edhe atje një shembull se si duhet punuar.

Madje, portugezi i ka kritikuar gjatë kësaj kohe shokët e skuadrës për mënyrën se si ata ushqeheshin, bën të ditur Arthur Melo.

“Ne ndonjëherë uleshim së bashku (me Ronaldon) në ndonjë tavolinë dhe ai shikonte pjatat tona dhe thoshte: ‘Kjo nuk është mënyra se si duhet të hani”, ka thënë Arthur, transmeton lajmi.net.

Ronaldo largohej nga Juventus gjatë verës së kaluar, për t’u kthyer për një aventurë të dytë te skuadra e Man United. /Lajmi.net/