Arteta tek Arsenal? Guardiola jep përgjigje interesante
Pep Guardiola po vazhdon të pyetet për një kalim të mundshëm të Mikel Arteta tek Arsenal.
Sport
Arteta është aktualisht ndihmës-trajner tek Manchester City, si asistent i Pep Guardiola, por emri i tij po lidhet me stolin e Arsenal.
Shkarkimi i Emery ka bërë që Arteta të jetë një nga emrat e konsideruar për stolin, kurse pyetjet për këtë po i dërgohen edhe Guardiolas.
“Nuk është pyetje për mua” është përgjigjur shkurt Guardiola, transmeton lajmi.net.
Kurse, ai ka komentuar edhe shkarkimin e Emery, duke ndjerë keqardhje.
“Më vjen keq për të. Saherë që një trajner shkarkohet, nuk është lajm i mirë” ka thënë Pep.
Përveç Mikel Arteta, është edhe emri i Massimiliano Allegri ai që po përmendet si zëvendësues potencial për Unai Emery. /Lajmi.net/