Arteta shpjegon pse ndihet keq për kalimin e Messit te PSG

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pranuar se ndjehet keq për transferimin e sulmuesit Lionel Messi te PSG.

Sport

12/08/2021 20:17

Messi kompletoi kalimin te PSG-ja duke nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe ndoshta është transferimi më i mirë në histori si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u detyrua të largohet pas 21 viteve, pasi klubi katalunas ka pasur probleme me financa.

Arteta gjithashtu ka qenë një ndër personat që ka nderë keqardhje nga largimi i argjentinasit.

“Ka qenë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. U rrit te Barcelona”.

“Ta lejosh të shkosh në atë mënyrë, është keq, por të tregon për krizën financiare. Aq keq, ata u detyruan që ta shpëtojnë klubin”, tha ai.

Ndërkohë, Arsenal është duke punuar për të transferuar një sulmues dhe një mesfushor ofensivë./Lajmi.net/