Arteta nuk pendohet që shiti portierin Martinez

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka qëndruar vendimit të tij për të shitur portierin Emiliano Martinez te Aston Villa për 16 milionë funte verën e kaluar.

Sport

22/10/2021 18:26

Argjentinasi kishte qenë në klub për tetë vjet, por kurrë nuk arriti të fitonte një vend në ekipin e parë përpara se të lejohej të transferohej në Villa Park.

Që atëherë ai shkëlqeu si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, ndërsa ‘Topçinjtë’ shpenzuan gati dyfishin e tarifës së tij të transferimit për Aaron Ramsdale me Bernd Leno që ra në stol.

Tifozët e Arsenalit kanë vazhduar të vënë në dyshim vendimin për ta lënë Martinezin të lirë, por Arteta nuk është penduar.

Duke folur në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së Arsenalit të së premtes mbrëma në Premier Ligë në shtëpi ndaj Villas së Martinez, ai tha: “Ne morëm vendime me interesin më të mirë të mundshëm të klubit. Por gjithashtu një pjesëmarrëse e madhe ishte Emi.

“Ai arriti në një pikë në karrierën e tij ku nën mua ai filloi të luante ndeshje të mëdha shumë mirë.

“Ishte urgjente për të, sepse donte të luante kaq gjatë. Ai është një fëmijë i mrekullueshëm. Kam luajtur me të, e kam menaxhuar. Mund të them se jam i lumtur për të”, ka përfunduar spanjolli. /Lajmi.net