Arteta gjen zëvendësuesin e Xhakës – luan me Juventus

Mikel Arteta ka identifikuar zëvendësuesin për Granit Xhakën.

Sport

28/12/2019 19:01

Granit Xhaka tash e disa javë po lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal, drejt Bundesliga, tek skuadra e Hertha Berlin.

Raportet mes mesfushorit kosovar dhe tifozëve të Arsenal janë thyer, kurse Arteta tashmë po kërkon një zëvendësues për të.

Raportime nga mediet britanike bëjnë të ditur se Adrien Rabiot është lojtari për të cilin Arsenal po interesohet, transmeton lajmi.net.

Rabiot nuk ka gjetur hapësirat e duhura me Juventus, duke mos qenë pjesë kryesore e planeve të Sarri.

Juventus vështirë se do të heq dorë nga lojtari gjatë janarit, megjithatë, Arsenal do të tentojë. /Lajmi.net/