Artan Grubi: Kosovë, na fal

Ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga BDI-ja, Artan Grubi, ka reaguar pas incidentit të djeshëm në aeroportin e Shkupit, ku e përfshirë ka qenë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka krahasuar ndryshimet që ndodhën së fundi në Maqedoninë e Veriut me politikën e mëhershme. Ai tha se nga shtëpi, Maqedonia e Veriut u kthye…

Lajme

02/08/2024 08:22

Ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga BDI-ja, Artan Grubi, ka reaguar pas incidentit të djeshëm në aeroportin e Shkupit, ku e përfshirë ka qenë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka krahasuar ndryshimet që ndodhën së fundi në Maqedoninë e Veriut me politikën e mëhershme.

Ai tha se nga shtëpi, Maqedonia e Veriut u kthye në qiraxhi dhe nga dinjitozë në pa kurrizorë, transmeton lajmi.net,

Grupi i ka kërkuar falje Kosovës, pas incidentit që i nddohi presidentes Osmani.

“Kosovë na fal”, nisi reagimi i tij.

Postimi i plotë:

Kosovë, na fal!

Nga zot shtëpie në qiraxhi, nga vendimmarrës në vazal, nga krenar në puthadorë, nga dinjitozë në pakurrizor, nga faqebardhë në faqezinjë, nga të ditur në injorant, nga guximtar në frigacak, nga qeverisës në shërbëtorë, nga fitimtar në humbës, nga Europa e Amerika në Rusi e Serbi, nga Ali Ahmeti në Ivan Stoilkoviq!./Lajmi.net/