Arsyetohet i rizgjedhuri/ Mandati i tretë në LDK ju dha me ‘zor’ Isa Mustafës

Pas rizgjedhjes kryetar partie, Isa Mustafa ka mbajtur konferencë për media.

Lajme

03/08/2019 12:24

Kryetari i ri dhe i vjetër i LDK-së, ka thënë se nuk ka marrëveshje për kryeministër, pasi kjo do të vendoset nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Ai nuk e ka komentuar deklaratën e Milihate Termkollit, e cila tha se ai është ende ministër i Rrahman Morinës, raporton lajmi.net.

Më pas ka folur edhe për përjashtimin nga gara të Fatmir Sejdiut, i cili tha se askush nuk ka manipuluar me askënd dhe ka qenë e drejt e të gjithëve të kandidojnë.

“Faktet janë se e kemi pasur një proces demokratik dhe askush nuk mund të manipuloj 355 vet dhe është mirë që kësaj pune dhe këtyre njerëzve”, ka thënë ai.

Më pas, Mustafa ka komentuar edhe takimin që kishte para dy dite me Fatmir Sejdiun.

“Kam biseduar, me ka pyet pse me ke fut, i kam thënë të uroj suksese dhe kur të kryet kuvendit të dalim mirë”, ka thënë Mustafa pas rizgjedhjes.

Ndër tjera, Mustafa tha se nuk ishte vullneti i tij të marr sërish përsipër udhëheqjen e LDK-së, por i është kërkuar nga të tjerët.

“Nuk ka qenë as vullnet i imi të marrë këtë post por të tjetër kanë kërkuar që unë të jem”, ka thënë ai.

Mes tjerash ai ka thënë se LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Teksa nuk ka dhënë emër se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga LDK, duke aluduar se kjo do të vendoset nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. /Lajmi.net/