Arsyeja që shtyri Princin Philip të ‘largohet’ nga Harry dhe Meghan

Një ekspert deklaron se Princi Philip është 'larguar' nga Princi Harry dhe Meghan Markel, pasi ai është i tmerruar nga Megxit.

ShowBiz

24/10/2020 10:18

Një ekspert pretendon se Princi Philip është larguar nga Princi Harry dhe Meghan Markle ngase ndihet aq i shkatërruar nga Megxit, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Duka dhe Dukesha e Sussexit krijuan ‘dallgë’ në monarki kur njoftuan se po tërhiqen nga postet mbretërore në fillim të këtij viti.

Lajmi thuhet se erdhi si një tronditje për Mbretëreshën, por autori mbretëror, Ingrid Seward, i tha Vanity Fair se as Princi Philip nuk e mori mirë lajmin.

Autori mbretëror, i cili shkruajti biografinë e Princit Philip, pretendon se 99-vjeçari është ‘larguar’ nga situata, pasi këshillat e tij ranë në ‘vesh të shurdhër’.

Ingrid pretendon se Duka i Edinburgut fillimisht ishte sjellë mirë me Meghan dhe bëri përpjekje për ta mirëpritur atë në familje, pasi ai e dinte se si ndihej të ishe një i huaj që martohej në familje mbretërore.

Por, ‘bomba’ e Megxit i ka lënë një “shije të thartë” në gojën e tij, dhe ai tani e krahason 39-vjeçaren me Wallis Simpson, martesa e të cilës me Mbretin Edward VIII më 1937 bëri që ai të hiqte dorë.

Ingrid tha: “Për Filipin, e gjithë ekzistenca e të cilit ka qenë e bazuar në një përkushtim për të bërë detyrën e tij, u duk se nipi i tij kishte hequr dorë nga ai për hir të martesës me një të divorcuar amerikan në të njëjtën mënyrë si Edward VIII dha kurorën për t’u martuar me Wallis Simpson më 1936″.

Princi Philip gjithashtu thuhet se ishte i tronditur për mënyrën se si Mbretëresha, 94 vjeçe, u informua për vendimin e Princit Harry dhe Meghan për të hequr dorë, thuhet se iu dha lajmi dhjetë minuta para se të dilte në publik.

Ingrid pretendon se Duka nuk e kuptoi përse Meghan nuk ishte në gjendje të hiqte dorë nga karriera e saj në aktrim dhe ta mbështeste Harryn.

Pasi u ofroi mendimin e tij Princit Harry dhe Meghan, Ingrid thotë se “u takonte atyre të dëgjonin”, por ata nuk e dëgjuan.

Ingrid shkroi: “Ai e pëlqente mjaft Meghan në fillim, por veprimet e tyre kanë lënë shije të keqe dhe si pasojë marrëdhënia me Harry ka pësuar”.

Autori shtoi Princin Philip “thjesht nuk mund ta kuptojë” sjelljen e nipit të tij, i cili është “i huaj” për të.

Pasi këshillat e Princit Philip për çiftin e ri u injoruan dhe Megxit vazhdoi përpara, Ingrid pretendon se ai tani është ‘larguar nga situata’. /Lajmi.net/