Arsenali ruan pozitën e parë – mposht 2-1 Aston Villen

Arsenali vazhdon të jetë lider i Premier League edhe pas xhiros së pestë në Premier League. Londinezët nuk e patën edhe aq të lehtë ndaj skuadrës së Steven Gerrard e cila luftoi deri në fund të ndeshjes për një barazim. Gjithsesi, vendasit ishin të vendosur për të triumfuar. Fillimisht shënoi Gabriel Jesus në pjesën e…

Sport

31/08/2022 22:34

Arsenali vazhdon të jetë lider i Premier League edhe pas xhiros së pestë në Premier League.

Londinezët nuk e patën edhe aq të lehtë ndaj skuadrës së Steven Gerrard e cila luftoi deri në fund të ndeshjes për një barazim.

Gjithsesi, vendasit ishin të vendosur për të triumfuar.

Fillimisht shënoi Gabriel Jesus në pjesën e parë, për t’u rikthyer me të dytën që prodhoi edhe dy gola, transmeton lajmi.net.

Fillimisht shënoi Aston Villa me anë të Douglas Luiz, pas një goditjeje nga këndi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Arsenalit që brenda një minuti rimori avantazhin me Gabriel Martinellin.

Arsenali deri më tani ka pesë fitore në po aq ndeshje, duke e kryesuar vetë tabelën në Premier League. /Lajmi.net/