Arsenali përfiton nga shitja e Fabregasit
Arsenali do të përfitojë 5 milionë funte në rast të transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas në Chelsea, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sport
Chelsea duhet t’i paguajë Arsenalit rreth 5 milionë funte nëse kompleton transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas.
Blues janë pranë arritjes së marrëveshjes për blerjen e yllit spanjoll. Kurse, Arsenali refuzoi mundësinë e rikthimit të ish kapitenit, por për shkak të një dëmshlërblimi në kontratën e tij kur ata e shitën 27-vjeçarin në Camp Nou, do të përfitojnë para nëse ai largohet nga gjiganti katalan.
Sipas të përditshmes angleze “Telegraph”, dëmshpërblimi që do të fitojë Arsenali kap shumën e 5 milionë funtesh dhe Chelsea duhet t’ia paguajë rivalit në mënyrë që të kompletojë transferimin.
Fabregas e ka vendosur si prioritet rikthimin në Premierligë pasi u njoftua se duhet të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës.