Arsenali në finalen e FA Cup

Edhe pse me shumë vështirësi, Arsenali siguroi kualifikimin në finalen e FA Cup. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger barazoi 1:1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve, por fitoi me penallti kundër Wigan Athletic. Jordi Gomez kaloi Wiganin në epërsi në minutën e 64-të nga penalltia, por Per Mertesacker e shpëtoi Arsenalin duke barazuar rezultatin…

Sport

12/04/2014 19:56

Edhe pse me shumë vështirësi, Arsenali siguroi kualifikimin në finalen e FA Cup.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger barazoi 1:1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve, por fitoi me penallti kundër Wigan Athletic. Jordi Gomez kaloi Wiganin në epërsi në minutën e 64-të nga penalltia, por Per Mertesacker e shpëtoi Arsenalin duke barazuar rezultatin në minutën e 82-të dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Pas dy herë nga 15 minuta nuk pati më gola dhe vendosën penalltitë.

Portieri Lukasz Fabianski priti dy gjuajtje të Wiganit, kurse Arsenali shënoi katër herë nëpërmjet Mikel Arteta, Kim Kallstrom, Olivier Giroud dhe Santi Cazorla duke fituar 4:2 dhe siguroi kualifikimin në finale ku pret fituesin e çiftit Hull City – Sheffield United.