Arsenali me 5 milionë ndjekës në Twitter
Skuadra e Arsenalit është e para nga të gjitha skuadrat tjera të Premier Ligës e cila ka arritur 5 milionë ndjekësa në rrjetin social Twitter.

Sport
Gunners tani janë skuadra e tretë me më së shumti ndjekësa në botë, duke u radhitur pas Barcelonës dhe Real Madridit që kryesojnë listën.
Menaxheri i klubeve për rrjete sociale, Richard Clarke shton se numri i ndjekësave te Gunners rritet vazhdimisht dhe se kjo skuadër ka një numër të madh të tifozëve në gjithë botën.
Arsenali ndeshjen e ardhshme në kuadër të Premier League e zhvillon të premten në Emirates ndaj QPR, ku do të kërkojë të shënojë fitore.