Arsenali ka arritur marrëveshje me Marqiunhos – zyrtarizimi çështje kohe

Arsenali e ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Sao Paolos, Marquinhos.

Sport

21/05/2022 11:47

Marrëveshja në mes të palëve dhe kryerja e testeve mjekësore, siç raporton The Atletic, tashmë janë kryer, ndërsa zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë nesër ose në fillim të javës së ardhshme.

Marqiunhos luan si sulmues i krahut të djathtë, aty ku do ta gjejë konkurrencën e Bukayo Saka dhe Nicolas Pepe.

Mbetet të shihet nëse “topçinjtë” do ta huazojnë lojtarin në ndonjë skuadër tjetër, apo do ta mbajnë atë në ekip në sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/