Arsenali humb vendin e parë në Premier League, Manchester City e mposht në shtëpi
Skuadra e Manchester Cityt ka arritur një fitore të madhë si mysafir i Arsenalit në ‘Emirates’ në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Ana e Pep Guardiolas fituan me rezultatin 1 me 3 ndaj kundërshtarëve të Mikel Artetas, në një ndeshje tejet spektakolare në Londër, shkruan Lajmi.net Ishin mysafirët që me golin e Kevin De…
Sport
Skuadra e Manchester Cityt ka arritur një fitore të madhë si mysafir i Arsenalit në ‘Emirates’ në ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Ana e Pep Guardiolas fituan me rezultatin 1 me 3 ndaj kundërshtarëve të Mikel Artetas, në një ndeshje tejet spektakolare në Londër, shkruan Lajmi.net
Ishin mysafirët që me golin e Kevin De Bruyne kaluan në epërsi në minutën e 24’të.
?? ?????? ?? ?????? pic.twitter.com/0BwOhLNR57
— EuroFoot (@eurofootcom) February 15, 2023
Goli i barazimit u shënua nga Saka në minutën e 42’të nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë, mysafirët u treguan më të fuqishëm ku me dy golat nga Jack Grealish dhe Erling Haaland, e vulosën fatin e këtij takimi.
Tani skuadra e Manchester Cityt i prinë tabelës me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali po që kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/
???? | ??????? 1-3 ??? ???? (???????) pic.twitter.com/l7Yaee64Wu
— EuroFoot (@eurofootcom) February 15, 2023