Arsenali ende i interesuar për Douglas Luiz – synon ta transferojë në janar

Arsenali është ende i interesuar për mesfushorin e Aston Villas, Douglaz Luiz. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, braziliani vijon ta impresionojë Mikel Artetan që e sheh si të denjë për repartin e mesfushës te londinezët. Merkatoja verore i gjeti “topçinjtë” të interesuar për Luiz, por, me gjithë dëshirën e lojtarit për të…

Sport

05/10/2022 17:10

Arsenali është ende i interesuar për mesfushorin e Aston Villas, Douglaz Luiz.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, braziliani vijon ta impresionojë Mikel Artetan që e sheh si të denjë për repartin e mesfushës te londinezët.

Merkatoja verore i gjeti “topçinjtë” të interesuar për Luiz, por, me gjithë dëshirën e lojtarit për të kaluar te “The Gunners”, marrëveshjen e bllokoi Steven Gerrard.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj çështjeje në janar. /Lajmi.net/