Arsenali dhe Man United të interesuar për Pulisic

Arsenali dhe Manchester United kanë treguar interes për nënshkrimin e anësorit të Chelseat, Christian Pulisic. Sipas raportimit të ‘football.london’, dy gjigantët anglezë, kërkojnë shërbimet e Pulisic, transmeton lajmi.net. Kontrata aktuale e Pulisic me Chelsean skadon në vitin 2024 dhe ndërsa ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në klub, oferta e duhur…

Sport

27/11/2022 20:11

Arsenali dhe Manchester United kanë treguar interes për nënshkrimin e anësorit të Chelseat, Christian Pulisic.

Sipas raportimit të ‘football.london’, dy gjigantët anglezë, kërkojnë shërbimet e Pulisic, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e Pulisic me Chelsean skadon në vitin 2024 dhe ndërsa ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në klub, oferta e duhur mund ta bindë atë të largohet nga ‘Blutë e Londrës’.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e amerikanit./Lajmi.net/