Arsenali arrin fitore të rëndësishme ndaj Watford

Arsenali arriti të marrë pikët e plota në ndeshjen xhiros së 28-të në Premier Ligë ndaj Watfordit.

Sport

06/03/2022 16:55

Arsenal mori pikët e plota pas fitorës 3:2 ndaj Watfordit, për të vazhduar garën për një vend në top katërshe, shkruan lajmi.net.

Ndeshja filloi shumë mirë për ‚Topçinjtë‘ ku gjetën golin pesë minuta pas fillimit të ndeshjes me mesfushorin norvegjez Martin Odegaard.

Vendasit shpejt barazuan me Cucho Hernandez në minutën e 11` të ndeshjes, i cili shënoi edhe golin më të bukur të ndeshjes.

Arsenali arriti të kalojë përsëri në epërsi, këtë herë me Bukayo Saka që shënoi për 2:1.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.  Në pjesë të dytë Arsenali sërish ishin më të mirë në lojë kur edhe për herë të tretë e gjetën golin me Gabriel Martinelli.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit vendasit e ngushtuan epërsinë për 2:3 me Mussa Sisokon, por nuk arritën më shumë se kaq.

Pas kësaj fitore Arsenali gjenden në pozitën e katër me 48 pikë (25 ndeshje), ndërsa Watford në pozitën e parafundit me 19 pikë. /Lajmi.net/