Arsenali, 24 milionë euro për dyshen e Barcelonës
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke planifikuar të bëj një ofertë për të transferuar dyshen e Barcelonës, Sergi Samper dhe Munir El Haddadi.

Sport
Sport raporton se Wenger është i gatshëm të ofrojë 24 milionë euro për të transferuar dyshen e Barcelonës.
El Haddadi është talenti për të cilin po flitet shumë gjatë kohëve të fundit, falë performancës perfekte që ka treguar ai në ndeshjen e parë me fanellën e Blaugranëve.
Mbetet të shihet mendimi i drejtuesve të Barcelonës, rreth kësaj oferte të Arsenalit, e cila ende nuk është dërguar në mënyrë zyrtare.