Arsenal vihet pas yllit të Dortmund

Arsenal janë të interesuar të nënshkruajnë me anëtarin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Sport

09/07/2019 08:24

Mesfushori gjerman sezonin e kaluar, nuk ka qenë në mesin e lojtarëve të preferuar të trajnerit Lucian Favre.

Në pjesën e fundit të kampionatit, Weigl është aktivizuar në pozitën e qendërmbrojtësit vetëm falë mungesave të shumta, përcjell lajmi.net.

Media gjermane sportive në Gjermani, Sport Bild, raporton se Arsenal janë të gatshëm të hynë në bisedime për transferimin e 23 vjeçarit në ‘Emirates Stadium’.

‘Gunners’ tashmë kanë gati një ofertë prej 30 milionë euro për Weigl, që në të kaluarën ka veshur fanellën e 1860 Munich./Lajmi.net/