Arsenal të gatshëm të rivalizojnë Unitedin dhe Cityn për Gnabry

Serge Gnabry është një nga lojtarët që po merr vëmendje në këtë merkato.

Sport

07/07/2022 09:15

Lojtari vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij me Bayern Munich dhe tashmë ka disa skuadra që po shqyrtojnë opsionin Gnabry.

Manchester United dhe Manchester City janë dy skuadrat që kanë menduar një ofertë të mundshme për gjermanin.

Por, sipas ‘CBS’, garës për lojtarin i qëndron edhe Arsenali, përcjell lajmi.net. Gnabry ishte më parë pjesë e Arsenal dhe kjo shihet si pikë që favorizon londinezët.

Për krahun e sulmit, Arsenali po shqyrton edhe alternativën Edon Zhegrova.

Mbetet të shihet se cilën lëvizje do ta finalizojë Edu, për të ndihmuar Mikel Artetan. /Lajmi.net/