Arsenal hap të madh drejt top katërshes – skuadra e Arteta fiton edhe ndaj Leicester

Arsenal ka marrë një fitore të madhe në përballjen me Leicester City.

Sport

13/03/2022 19:22

‘Gunners’ kanë marrë fitore 2:0 në shtëpi kundër Leicester, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 11’, nga Thomas Partey, i cili u asistua nga Martinelli. Me golin e Partey u vendos pjesa e parë, ndonëse mesfushori në një rast tjetër goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, në minutën e 59’, Lacazette shënoi për 2:0, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Këto dy gola i siguruan fitoren Arsenal. Tri pikët çojnë skuadrën e Mikel Arteta në 51 pikë në pozitën e katërt, me një pikë më shumë sesa Man United, por dy ndeshje më pak të luajtura.

Leicester mbeten me 33 pikë në pozitën e 12-të. Nëse gjithçka shkon sipas planeve të Arsenal, ata mund të jenë me shtatë pikë më shumë sesa United, dhe pozitë të katërt gati të blinduar. /Lajmi.net/