Arsenal dhe West Ham pas Zinchenko
Arsenal dhe West Ham do të garojnë për shërbimet e Zinchenko.
Sport
Lojtari i Manchester City, i cili nga pozita natyrale është mesfushor por luan si mbrojtës i majtë, ka marrë vëmendjen e disa klubeve.
Sipas ‘Standard Sport’, lojtari mund të largohet nga City dhe në rast se kjo ndodh, Arsenal dhe West Ham do të garojnë për shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.
Reprezentuesi i Ukrainës humbi mundësinë që të luante në Kupën e Botës pasi dje u eliminua nga kombëtarja e Uellsit.
Zinchenko ka qenë kyç në xhirot e fundit të Manchester City sezonin e kaluar.
Man City ka filluar monitorimin e Cucurella për krahun e majtë të mbrojtjes dhe kjo është arsyeja pse Zinchenko lidhet me largimin e mundshëm nga ‘Etihad’. /Lajmi.net/