Arsenal dhe West Ham në garë për ‘dështakun’ e Real Madridit

Arsenal dhe West Ham janë duke shikuar mundësinë e transferimit të sulmuesit së Real Madridit, Luka Jovic.

Sport

22/09/2021 15:14

Jovic ka qenë një dështim i plotë që kur kaloi te Reali në vitin 2019, ku zhvilloi 24 paraqitje, por realizoi vetëm dy herë, transmeton lajmi.net.

Sipas Eurosport, ‘dështaku serb’ do shitet në afatin e ardhshëm kalimtar, pra në janar

Arsenal dhe West Ham thuhet se janë duke shikuar mundësinë e nënshkrimit me Jovicin.

“Topçinjtë” duan një partner për Pierre-Emerick Aubameyang që ka humbur formën që prej rinovimit të kontratës.

Kurse, David Moyes gjithashtu e do një qendërsulmues.

Pavarësisht formës së dobët, Reali ende nuk i ka vendosur çmim 23-vjeçarit./Lajmi.net/