Arsenal dhe Tottenham pas Ferran Torres – edhe Milan përmendet si opsion

Ferran Torres po merr interesimin e skuadrave larg Spanjës. Ylli i kombëtares së Spanjës dhe skuadrës së Barcelonës, Ferran Torres ka marrë pëlqim të madh nga dy skuadra të Premier League. Skuadra e Londrës veriore, Arsenal dhe Tottenham, sipas ‘Fichajes’, mund të synojnë nënshkrimin e lojtarit, përcjell lajmi.net. Edhe Milan përmendet si alternativë e mundshme.…

Sport

14/12/2022 15:13

Ferran Torres po merr interesimin e skuadrave larg Spanjës.

Ylli i kombëtares së Spanjës dhe skuadrës së Barcelonës, Ferran Torres ka marrë pëlqim të madh nga dy skuadra të Premier League.

Skuadra e Londrës veriore, Arsenal dhe Tottenham, sipas ‘Fichajes’, mund të synojnë nënshkrimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Edhe Milan përmendet si alternativë e mundshme.

Sipas shumë raportimeve, ditët e Ferran te Barcelona janë të numëruara dhe fundi nuk është larg.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e spanjollit. /Lajmi.net/