Arsenal dhe Man United do të testojnë Araujon duke i ofruar dyfishin e pagës që i ofron Barcelona
Barcelona do ta ketë tejet të vështirë të ruajë shërbimet e Ronald Araujo.
Sport
Mbrojtësi uruguaian nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij me Barcelonën, pasi po kërkon rritje në pagë për të vazhduar qëndrimin.
Situata e lojtarit nuk po kalon pa interesim nga Premier League. Arsenal dhe Manchester United thuhet se po presin që t’i ofrojnë lojtarit dyfishin e pagës që ai ka te Barcelona, përcjell lajmi.net.
‘ABC’ bën të ditur se Barca mund të shkojnë deri në 4 milionë euro për sezon, por Araujo mund të marrë më shumë nëse është i hapur për të kaluar në Londër ose Mançester.
Qendërmbrojtësi uruguaian thuhet të ketë refuzuar ofertën e fundit të katalanëve dhe ata po dështojnë ta bindin atë për të qëndruar përtej vitit 2023. /Lajmi.net/