Arsenal 2:0 Man City – notat e lojtarëve

Arsenal ka shënuar fitore të madhe kundër Manchester City.

Sport

18/07/2020 23:00

Skuadra e Arsenal ka arritur që të fitojë me rezultatin 2:0 në përballjen kundër Manchester City, shkruan lajmi.net.

‘Gunners’ ishin të pathyeshëm në ‘Wembley’ kundër skuadrës së Pep Guardiola, për të siguruar kështu biletën për finalen e Kupës FA.

Njeriu kryesor i këtij takimi ishte padyshim Pierre Emerick Aubameyang, i cili gjeti rrugën e golit 2 herë.

Fillimisht, Aubameyang asistohej nga Nicolas Pepe, kurse në golin e dytë asistuesin bëri Kieran Tierney.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘WhoScored’ për lojtarët që u aktivizuan në këtë takim. /Lajmi.net/