Arrihet marrëveshje mes Real Madrid dhe Mbappe – 50 milionë euro për sezon në pesë vite kontratë

Gianluca Di Marzio raporton për një marrëveshje të çmendur mes Real Madrid dhe Kylian Mbappe.

Sport

11/04/2022 22:23

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për të siguruar nënshkrimin e yllit francez.

Sipas Gianluca Di Marzio, madrilenët kanë arritur marrëveshje me Mbappe për një kontratë pesë jeçare, transmeton lajmi.net.

Lojtari do t’i fitojë 50 milionë euro për vit, në një kontratë pesëvjeçare.

Po ashtu, ai do të ketë 100 milionë euro si bonus për nënshkrimin e kontratës.

Mbetet të shihet nëse raportimet e Di Marzio do të dalin të sakta. /Lajmi.net/