Arrihet marrëveshja verbale mes PSG-së dhe Dembeles – vazhdojnë negociatat me Barcelonën
PSG ka arritur marrëveshje verbale me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
Sport
Francezi nuk do rinovojë me katalunasit, derisa ka pranuar t’i bashkohet “Parisienëve”, transmeton lajmi.net.
“Foot Mercato” raporton se PSG ka marrëveshje verbale me lojtarin dhe është duke punuar që të gjejë marrëveshje edhe me Barcelonën për të kompletuar transferimin këtë afat të janarit.
Në rast që në orët e ardhshme, nuk arrihet marrëveshja mes dy klubeve, atëherë francezi do transferohet në “Parkun e Princave” si agjent i lirë.
Ndërkohë, raportimet se Man Utd ka ofruar 20 milionë euro për Dembelen, kanë rezultuar të jenë false./Lajmi.net/
?Info : Accord verbal entre le #PSG et Ousmane Dembélé ??.
• Le #PSG s'active pour tenter de trouver un accord avec #Barcelone dès cet hiver.
• Dans le cas contraire, et sauf retournement de situation, l'ailier arrivera l'été prochain à Paris.https://t.co/8DtWa6PzaA
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) January 30, 2022