Arrihet marrëveshja preliminare për programin bërthamor të Iranit
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur ujdinë për kufizimin e programit bërthamor iranian.
Bota
Shefi i diplomacisë iraniane, Muhamed Xhavad Zarif shkroi në tëitter se zgjidhja është gjetur dhe se ekziston gatishmëria që menjëherë të hartohet, derisa përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri, Federica Mogherini pas takimit me Zarifin shkroi: Lajme të mira.
Sipas agjencisë AP, ujdia është rezultat i negociatave intensive njëjavore, me dy ditë vonesë (afati ishte deri më 31 mars), kurse afati për marrëveshjen finale është 30 qershori.
Projektmarrëveshja parashikon zvogëlim të programit bërthamor iranian në këmbim të zbutjes së sanksioneve, të cilat Irani kërkon t’i hiqen menjëherë, derisa fuqitë e mëdha kërkojnë që ato të hiqen gradualisht.
Presidenti i Iranit, Hasan Rohani konfirmoi se është rënë në ujdi për parametrat kyç për programin bërthamor.