Arrihet marrëveshja, Ozil do të largohet nga Arsenal

Arsenal dhe Mesut Ozil kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë kontratën e tij me klubin londinez.

Sport

16/01/2021 11:32

Gazetari David Ornstein raporton se 32 vjeçari do të largohet nga klubi këtë javë, ku destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Fenerbahce, transmeton lajmi.net.

Ozil ka pasur kontratë me Arsenalin deri në fund të kësaj vere dhe si rezultat i përfundimit të saj, ai tani nuk do t’i marrë më shumë se 7 milion euro.

Gjermani ka qenë i lidhur për një largim nga Arsenali qysh nga sezoni i kaluar./Lajmi.net/