Arrihet marrëveshja, Messi do të transferohet tek PSG
Lionel Messi është afër të transferohet tek PSG.
Sport
Lionel Messi dhe Paris Saint Germain kanë arritur marrëveshje finale e cila do ta çojë argjentinasin në “Parc des Princes” në sezonin 2021/22.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Messi dhe PSG kanë përfunduar marrëveshjen e cila do ta mbajë 34 vjeçarin në Paris për dy sezone me opsion edhe për një të tretë, transmeton lajmi.net.
Messi do të përfitojë rreth 35 milionë euro në vit sipas kontratës së tij me “parisienët”.
Romano sugjeron që Messi do të jetë lojtar i PSG-së në orët e ardhshme./Lajmi.net/
Lionel Messi joins PSG… HERE WE GO! Total agreement completed on a two-years contract. Option to extend until June 2024. Salary around €35m net per season add ons included. ???? #Messi
Messi has definitely accepted PSG contract proposal and will be in Paris in the next hours. pic.twitter.com/DiM5jNzxTA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 10, 2021