Arrihet marrëveshja, Mascherano largohet nga Barcelona
Javier Mascherano do të nënshkruajë me Hebei Fortune në Kinë.
Sport
Javier Mascherano do të largohet nga Barcelona për të luajtur në Superligën e Kinës.
“Mundo Deportivo” raporton se ylli argjentinas përfundimisht do të ndahet nga klubi katalan për të filluar një aventurë të re.
Mascherano do të nënshkruajë me Hebei Fortune në Kinë ku tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e ri, përcjell “lajmi.net”.
Te skuadra e re ai do të drejtohet nga Manuel Pellegrini kurse do të ribashkohet me shokun e tij argjentinas, Ezequiel Lavezzi. /Lajmi.net/