Arrihet marrëveshja, Dybala edhe për katër vite te Juventus

Juventus thuhet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Paulo Dybala për katër vitet e ardhshme.

Sport

05/10/2021 10:10

Sipas Gazzetta dello Sport, me largimin e Jorge Antun, Dybala dhe Juventus kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e re do jetë deri në vitin 2025 që vlen 10 milionë euro përfshirë bonuset dhe mund të nënshkruhet para ndeshjes me Romën me 17 tetor.

“Bianconerët” nuk mund të ofrojnë më shumë se 8 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse, shkaku i buxhetit, derisa paga e Dybalas mund të arrijë në 9 milionë euro nëse në dy vitet e ardhshme i arrin objektivat.

E vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i argjentinasit, ku me kontratën e re do ndikojë të jetë se paku një dekadë në Torino.

Dybala arriti nga Palermo në vitin 2015 dhe refuzoi kalimin te Manchester United dhe Tottenham në të kaluarën./Lajmi.net/