Arrihet marrëveshja, plotë 120 milionë euro për Declan Rice | Mesfushori po bëhet ‘topçinj’

Skuadra e Arsenalit është duke u bërë gati për sezonin e ri dhe për garat e UEFA-s, prandaj po punon shumë në tregun e transferimeve. Ashtu siç raporton The Athletic dhe gazetari italian, Fabrizio Romano, ekipi i Mikel Artetas ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Kombëtares së Anglisë, Declan Rice, shkruan lajmi.net Sipas raportimeve ‘Topçinjtë’…

Sport

28/06/2023 20:49

Skuadra e Arsenalit është duke u bërë gati për sezonin e ri dhe për garat e UEFA-s, prandaj po punon shumë në tregun e transferimeve.

Ashtu siç raporton The Athletic dhe gazetari italian, Fabrizio Romano, ekipi i Mikel Artetas ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Kombëtares së Anglisë, Declan Rice, shkruan lajmi.net

Sipas raportimeve ‘Topçinjtë’ do t’i ofrojnë një shifër rekord ‘The Hammers’ rreth 120 milionë euro.

Kujtojmë që për Declan Rice në garë ishte edhe skuadra e Manchester Cityt, por në momentin e fundit ata u larguan nga interesimi./Lajmi.net/