Arrestohet shtetas i huaj për dhunë ndaj një gruaje në Graqanicë

Një person i dyshuar mashkull, shtetas i huaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të 15 dhjetorit 2025 në Graqanicë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre, gjithashtu shtetase e huaj. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 02:00, ndërsa pas ndërhyrjes së njësive policore,…

Lajme

16/12/2025 09:42

Një person i dyshuar mashkull, shtetas i huaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të 15 dhjetorit 2025 në Graqanicë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre, gjithashtu shtetase e huaj.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 02:00, ndërsa pas ndërhyrjes së njësive policore, i dyshuari është shoqëruar në stacion për procedura të mëtejme.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Graqanicë / 15.12.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase e huaj. Me vendim të prokuronit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.