Arrestohet serbi në Zveçan, kërcënoi vazhdimisht motrën pse punonte në institucionet e Kosovës
Një rast i ngacmimit është raportuar në stacionin policor të Kosovës në Zvecan. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur verbalisht motrën e tij. I njëjti e kishte akuzuar atë se pse po punonte në institucionet e Kosovës, transmeton lajmi.net. Me vendim të prokurorit, i…
Lajme
Një rast i ngacmimit është raportuar në stacionin policor të Kosovës në Zvecan.
Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur verbalisht motrën e tij.
I njëjti e kishte akuzuar atë se pse po punonte në institucionet e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/