Arrestohet serbi, mashtroi dy shqiptarë, nuk i dërgoi në Hungari

Në Prizren është arrestuar një serb, pasi ai dyshohet se në muajin prill të këtij viti, ka transportuar dy djemë shqiptarë për në Hungari duke iu marrë të holla në shumë prej 1200 euro.

Lajme

29/11/2015 15:36

Por, i dyshuari i kishte lënë viktimat e tij në rrugë, pa i dërguar në lokacionin e premtuar, raporton lajmi.net.

Nga i dyshuari është konfiskuar një automjet “Peugeot” me të cilën dyshohet se janë transportuar viktimat. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./lajmi.net