Arrestohet Sakho
Sulmuesi i West Hamit, Diafra Sakho është arrestuar sërish nga policia. Kësaj radhe ai dyshohet për kërcënim me vdekje dhe shqetësim të dëshmitarëve.

Sport
Sulmuesi i West Hamit, Diafra Sakho është arrestuar nga policia për kërcënim me vdekje dhe shqetësim të dëshmitarëve.
Reprezentuesi senegalez ishte arrestuar e më pas liruar më herët gjatë këtij muaji për shkak të një sulmi.
Kurse, 25-vjeçari u mor në mbajtje sërish të dielën, edhe pse u lirua me kusht deri në tetor.
“Të dielën, më 23 gusht, zyrtarët nga Havering kanë arrestuar një person nën dyshimet për kërcënim me vdekje dhe shqetësim të dëshmitarëve”, konfirmoi Metropolitan Police.