Arrestohet reperi 50 Cent në Karaibe, për një sharje në skenë
Reperi amerikan 50 Cent është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune gjatë një koncerti në ishullin e Karaibeve, St. Kitts, për sharje në skenë.

ShowBiz
Ai ishte duke performuar para 40 mijë fansave këngën “P.I.M.P”, kur përdori një fjalë (motherf*****”) që është e ndaluar në këtë vend, raporton TMZ, shkruan Syri.net.
Raportohet se kjo ishte e mjaftueshme për të arrestuar reperin, edhe pse zyrtarët e policisë thanë se kanë pritur përfundimin e shfaqes për ta shoqëruar më pas në stacion.
Sipas TMZ, 50 cent duhet të qëndrojë në Karaibe deri të hënën, kur edhe do të dalë në gjyq dhe do të paguajë një gjobë për incidentin.