Arrestohet prishtinasi që ushtronte ilegalisht bixhoz në bodrumin e shtëpisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Lajme
Gjatë së dielës, Policia e Kosovës në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi që dyshohet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari në një bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit, shkruan lajmi.net.
“Në atë lokal nga njësitë policore është hasë një punëtorë dhe tre klient duke luajtur lojëra të fatit. Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali, si dëshmi materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari – pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/