Arrestohet personi që kërcënoi policin në Facebook

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Lajme

02/12/2019 20:48

Arrestimi i tij është bërë, pasi kishte kërcënuar një  zyrtar policor përmes një mesazhi në rrjetin social në Facebook.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 02.12.2019, rreth orës 08:00 një zyrtar policor ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjetit social Facebook ne adresën e tij.

Këto mesazhe viktima- zyrtari policor i kishte pranuar nga një adresë e personit të dyshuar në po të njëjtin rrjet. Mesazhet kërcënuese kanë pasur përmbajtje kërcënimi ndaj zyrtarit policor dhe menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar të dyshuari shtetasin B.Z. i lindur në vitin 1995 m/k.sh dhe menjëherë është bërë edhe arrestimi i tij.

Pas intervistimit lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij është iniciuar rasti si më larte dhe i dyshuari është ndaluar. /Lajmi.net/