Arrestohet një zyrtar policor në Pejë, i dyshuar për tri vepra penale

Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), ka arrestuar një pjesëtar të policisë për veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

Lajme

29/10/2020 16:44

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor ( të stacionit policor në Pejë) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast nga IPK-ja janë  pranuar përmes një ankese të adresuar te Inspektorati Policor rreth një javë më herët, shkruan lajmi.net.

Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni mobil në cilësi të provës materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit.

“Pas këtyre veprimeve hetimore,  zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim””, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. /Lajmi.net/