Arrestohet një shtetas i huaj në aeroport, tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Lajme
Sipas policisë së Kosovës, i njëjti ka tentuar të udhëtojë në Berlin me pasaportë të falsifikuar, shkuran lajmi.net.
“Në ora 13:45, në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, një shtetas i huaj ka tentuar të udhëtojë për në Berlin me një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar.”. tha Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës.
Tutje, policia ka inicuar rastin si falsifikim i dokumentit dhe i njëjti person është dërguar në mbajtje.
“Policia ka inicuar rastin ‘Falsifikimi i dokumentit’. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/