Arrestohet një person në Vushtrri për dhunë në familje, viktima me fëmijët dërgohet në strehimore

Një person është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje në qytetin e Vushtrri. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 mars 2026 rreth orës 21:43, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës femër kosovare, transmeton lajmi.net. Dyshohet se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën. Pas trajtimit të rastit nga autoritetet,…

Lajme

11/03/2026 08:46

Një person është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje në qytetin e Vushtrri.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 mars 2026 rreth orës 21:43, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës femër kosovare, transmeton lajmi.net.

Dyshohet se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën.

Pas trajtimit të rastit nga autoritetet, ndaj viktimës është lëshuar urdhër mbrojtës. Ajo së bashku me fëmijët është dërguar në një strehimore për mbrojtje dhe siguri.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Raporti i plotë: 

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri / 10.03.2026 – 21:43.Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Ndaj viktimës pas intervistimit është lëshuar urdhëri mbrojtës dhe së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/