Arrestohet një person në Viti, sulmoi policët

Një person në Sllatinë të Epërme të Vitisë është arrestuar dje rreth orës 10:00. I njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan lajmi.net. Si pasojë e sulmit, një zyrtar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Fsh. Sllatinë e Epërme, Viti 22.07.2025 – 10:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi…

Lajme

23/07/2025 08:42

Një person në Sllatinë të Epërme të Vitisë është arrestuar dje rreth orës 10:00.

I njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e sulmit, një zyrtar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Sllatinë e Epërme, Viti 22.07.2025 – 10:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/