Arrestohet një person në Reçak të Shtimes, publikoi fotografi duke mbajtur armë zjarri
Sot rreth orës 15:00, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë lidhur me posedimin e një arme zjarri nga një person me banim në fshatin Reçak të Shtimes. Sipas informatave të pranuara, i dyshuari shfaqej në një fotografi duke mbajtur një armë zjarri, njofton policia. “Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore…

Lajme
Sot rreth orës 15:00, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë lidhur me posedimin e një arme zjarri nga një person me banim në fshatin Reçak të Shtimes.
Sipas informatave të pranuara, i dyshuari shfaqej në një fotografi duke mbajtur një armë zjarri, njofton policia.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit nuk është gjetur armë zjarri, por janë sekuestruar dy uniforma ushtarake (kamuflazh), tre (3) jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera”, thuhet tutje në njoftim.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar nga sektori i hetimeve”, përfundon njoftimi.