Arrestohet një person në Prishtinë për vjedhje, sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë
Një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje” është arrestuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një operacioni intensiv hetimor dhe policor. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net Gjatë kontrollit të vendbanimit të të dyshuarit, policia ka sekuestruar pjesë të…
Lajme
Një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje” është arrestuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një operacioni intensiv hetimor dhe policor.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net
Gjatë kontrollit të vendbanimit të të dyshuarit, policia ka sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin.
Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë në këtë veprim kriminal.
Policia ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në avancimin e hetimeve./Lajmi.net/