Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të substancave narkotike

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën Hakif Zejnullahu në Prishtinë. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Personit në fjalë i janë sekuestruar gjatë një kontrolli një sasi prej 25.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas inicimit të rastit, i…

Lajme

04/07/2024 09:55

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën Hakif Zejnullahu në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Personit në fjalë i janë sekuestruar gjatë një kontrolli një sasi prej 25.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas inicimit të rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net