Arrestohet një person në Prishtinë, i kapet kokainë, marihuanë dhe armë

Në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, rreth orës 19:45, policia ka arrestuar një mashkull kosovar pas gjetjes së substancave narkotike dhe një arme zjarri gjatë kontrollit. Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të personit, shtëpisë dhe veturës së tij, janë sekuestruar 4.6 gramë substancë e dyshuar si kokainë, 1 gram marihuanë, si dhe një pistoletë me 16…

Lajme

06/12/2025 09:52

Në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, rreth orës 19:45, policia ka arrestuar një mashkull kosovar pas gjetjes së substancave narkotike dhe një arme zjarri gjatë kontrollit.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të personit, shtëpisë dhe veturës së tij, janë sekuestruar 4.6 gramë substancë e dyshuar si kokainë, 1 gram marihuanë, si dhe një pistoletë me 16 fishekë.

Pas inicimit të rastit dhe procedurave të para, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti do të vazhdojë të hetohet nga organet kompetente./lajmi.net/